Saturday, March 9, 2013

Kombëtarja me dy përforcime kundër Norvegjisë


-Migjen Basha
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar mesfushori shqiptar Migjen Basha është ftuar nga trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi.
Në një prononcim ekskluziv për portalinAsport.info, Basha e ka konfirmuar ftesën:
” Po, është e vërtetë ftesa ka ardhë në klub, dhe jam i lumtur për këtë”.
Megjithatë këtë ftesë Basha e ka pritur i rezervuar pasi dosja e tij është akoma ne duart e FIFA-së e cila pritet t’i kthej përgjigje. ” FIFA akoma nuk ma ka dhënë dritën jeshile që të luaj me Shqipërinë, pra e gjitha çfarë duhet të bëjë tani për tani është të pres që vendimi të merret sa më parë dhe natyrisht besoj që të jetë  pozitiv” ka përfunduar ai.
Kujtojmë se Basha më herët ka luajtur edhe  për përfaqësuesen zvicerane, dhe mu për këtë duhet leje speciale nga FIFA për ta lënë të lirë lojtarin.
Kështu Basha i bashkohet Valdet Ramës që luan me Valladolidin që pritet të debutojnë në ndeshjen kundër Norvegjisë.
Basha aktualisht luan me Torinon në SERIE A, dhe është i parapëlqyeri i trajnerit italian të Kombëtares Shqiptare.

-Valdet Rama

Valdet Rama është grumbulluar nga skuadra kombëtare shqiptare e drejtuar nga Xhani De Biazi për ndeshjen kundër Norvegjisë, raportojnë mediat spanjolle. Real Valadolid ka tashmë një tjetër lojtar ndërkombëtar në skuadrën e tyre. Valdet Rama nuk ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm deri më tani në skuadrën spanjolle, por është grumbulluar nga Shqipëria për dy ndeshje ndërkombëtare. E para, është një ndeshje zyrtare e vlefshme për Kupën e Botës 2014, që do të zhvillohet në 22 mars kundër Norvegjisë, e dyta më 26 në një miqësore në Tiranë kundër Lituanisë.
Rama ka luajtur deri më sot dy ndeshje me skuadrën bardhekaltër, në fillim me Betisin dhe më pas kundër Espanjollit, pa qenë në asnjë ndeshje titullar, por blerja e dytë e janarit për spanjollët, Rama, i shtohet listës së lojtarëve të Valladolidit që luajnë në skuadra kombëtare si Dani Hernandez, Sereno, Rukavina, Manucho.
Shqipëria ndodhet në grupin E eliminator së bashku me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën, Slloveninë dhe Qipron. Pasi kanë luajtur katër ndeshje, kuqezinjtë ndodhen në vend të tretë në klasifikim me gjashtë pikë, dhe ndeshja e Oslos është një ndeshje kyçe për të shpresuar deri në fund drejt një kualifikimi për Kupën e Botës ‘Brazil 2014’.

0 Komente:

Post a Comment