FIFA ka publikuar ranglistën e muajit shkurt për ekipet Kombëtare. Sipas kësaj rangliste Kombëtarja Shqiptare ka shënuar ngjitje per +7 vende.
Kuqezinjte muajin e kaluar mbanin poziten e 71-te, ndersa tani janë numri 64 në ranglistën botërore të kombëtareve pavarësisht se gjatë kësaj kohe nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Kundërshtari i 22 marsit, Norvegjia ka humbur dy pozita dhe tani renditet në vendin e 29-të.
Kundershtari tjetër i grupit, Zvicra ka ngelur në pozitën e 14-të, sikurse muajin e kaluar, Sllovenia ka zbritur dy pozita nga muaji i kaluar dhe tani gjendet në vendin e 56-të.
Dy ekipet që vazhdojnë të jenë nën Shqipërinë, Islanda e 92-ta (e cila ka ngjitur + 6 vende) dhe Qipro e 133-ta me dy pozita më larte sesa muaji i kaluar.
Dy ekipet që vazhdojnë të jenë nën Shqipërinë, Islanda e 92-ta (e cila ka ngjitur + 6 vende) dhe Qipro e 133-ta me dy pozita më larte sesa muaji i kaluar.
Ndeshja, Norvegji – Shqipëri, luhet më 22 mars në Oslo, ndërsa kuqezinjtë katër ditë më vonë zhvillojnë ndeshje miqësore me Lituaninë në Tiranë.
0 Komente:
Post a Comment