Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Xhani De Biazi kërkon me ngulm futbollistin me origjinë shqiptare Amir Abrashi.
Abrashi është 23 vjeçar dhe aktualisht luan me klubin e Grasshopersit si mesfushor defanziv .
I lindur në Zvicer, 23 vjeçari ka luajtur edhe për ekipet zingjirë të përfaqësueses zvicerane (2 ndeshje me U18, 15 ndeshje me U19, 5 ndeshje me U20, 16 ndeshje me U21).

Interesimin e trajnerit e ka konfirmuar vet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në emisionin sportiv të dielën mbrëma në “Ora News”. Duka ka thënë se De Biazi tashmë ka kontaktuar me lojtarin dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim. “Trajnerit i pëlqen shumë loja e Abrashit, andaj e ka piketuar si një element që dëshiron ta afroj sa më parë me Kombëtaren” ka përfunduar Duka.
Nëse lojtari do të pranoj ftesën e De Biazit, atëherë Shqipërisë i duhet t’i futet prapë procedurave ligjore , pak ditë pas përfundimit me sukses të rastit të Migjen Bashës.
0 Komente:
Post a Comment