Thursday, April 4, 2013

Kombëtarja e Femrave i hap me barazim kualifikimet


 Kombëtarja Shqiptare e Futbollit për femra ka zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin botëror kundër Maltës.
Shqipëria, debuton në këtë kompeticion për herë të parë që prej themelimit të Kombëtares së femrave në maj të vitit 2011.
Në ndeshjen e zhvilluar në Maltë përballë vendasve malteze, Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë me një lojë të pëlqyeshme, duke sulmuar disa herë. Me rrjeta të paprekura kanë përfunduar 45 minutat e para.
Në pjesën e dytë u pa ndeshje tjetër, luhej minuta e 76-të kur anëtarja e Melborunit, Ellvana Curo ka shënuar golin e epërsisë pë Shqipërinë.
Ky gëzim nuk voni shumë, pasi vetëm 4 minuta më vonë, vendaset kanë shënuar përmes Theuma-s, për ti barazuar shifrat në 1:1.
Ndeshja tjetër e grupit 1, Luksemburg – Letoni, zhvillohet në orën 18.30.
Kështu Kombëtarja Shqiptare merr një pikë në kuadër të grupit 1, ndërsa ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 6 mars kundër Letonisë.

0 Komente:

Post a Comment