Friday, April 12, 2013

Shqipëri – Zvicër, luhet në Korçë ose Shkodër


asport.info
Federata Shqiptare e Futbollit do t’i dërgojë një kërkesë  UEFA-s dhe FIFA-s që ndeshja Shqipëri-Zvicër të luhet në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”. I vetmi problem është mungesa e një aeroporti, pasi rregullorja parashikon që maksimumi ai të mos jetë 100 kilometra larg stadiumit. Korça ndodhet rreth 200 kilometra larg aeroportit “Nënë Tereza”, ndaj dhe vështirë se mund të pranohet udhëtimi i gjatë me makinë nga Kombëtarja e Zvicrës dhe organizmat më të lartë të futbollit.
Alternativë tjetër për të pritur ndeshjen Shqipëri – Zvicër, është Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës, por edhe në këtë rast përveç se nuk plotësohen të gjitha standardet e kërkuara nga FIFA, largësia me aeroportin është një tjetër problem.
Gjithsesi, FSHF kërkon të marrë garanci që tani, pasi  të vendoset mbi prishjen e stadiumit “Qemal Stafa”. Në Shkodër Shqipëria luajti  dhe fitoi 3-1 ndaj Rusisë, në një ndeshje zyrtare.

0 Komente:

Post a Comment