Ashtu siç pritej pas suksesit historik në Oslo të Norvegjisë që e
riktheu kombëtaren shqiptare në garë për një vend në botërorin e
Brazilit, pasqyrohet edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për
muajin Prill.
|
asport.info |
Kuqezinjtë e De Biasit, të cilët shkatërruan edhe Lituaninë me
rezultatin 4-1 në miqësoren e “Qemal Stafas”, ngjiten plot 16 vende në
klasifikim, duke u renditur në vendin e 48-të të klasifikimit. Ky jo
vetëm që është një hap cilësor por edhe historik sepse asnjëherë më parë
kombëtarja shqiptare nuk është renditur më lart se vendi i 50-të në
klasifikimin ku bëjnë pjesë të gjitha kombëtaret e planetit, transmeton
Supersport.
Krahasuar me një muaj më parë kur Shqipëria renditej në vendin e
64-t, kuqezinjtë kanë grumbullur plot 86 pikë pasi aktualisht kanë 596.
Përsa i përket kreut të këtij klasifikimi, Spanja vazhdon të mbajë
pozicionin e parë me 1428 pikë, e ndjekur nga Gjermania e Argjentina.
Surpriza e vërtetë e dhjetëshes së parë është Kroacia që ngjit plot 5
shkallë duke mbajtur vendin e katërt me 1191 pikë. Dhjetë pozicionet e
para kompletohen nga Portugalia, Kolumbia, Anglia, Italia, Holanda e
Ekuadori, ndërsa Brazili po kalon një nga periudhat më të errëta të
historisë së futbollit pasi e shikon veten në vendin e 19-të të
klasifikimit.
Categories:
0 Komente:
Post a Comment