Kombëtarja Shqiptare - Vullnet Basha shpreson që së shpejti të vesh fanellën e Kombëtares Shqiptare dhe se nuk do tundohej” nga një ofertë e mundëshme e Zvicrës.
Mesfushori i talentuar është i gatshëm t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, për të cilën luan edhe vëllai i madh i tij, Migjeni, i cili në ndeshjen kundër Norvegjisë debutoi në fanellën kuqezi.
Basha i ka thënë portalit Asport.info se ditëve në vijim pritet ëe pajiset me pasaportë shqiptare ” Unë nuk kam pasaportë shqiptare ndaj pas dokumentacionit të dorëzuar në presidencë, besoj që këto ditë ajo të jetë gati” tha ai.
Në pyetjen se në rast të një ftese të mundëshme në këtë kohë nga Zvicra, 22 vjeçari tha se tashmë ka vendosur që të luaj për Shqipërinë.
“Po ashtu, do ta realizoja edhe një ëndërr nëse arrij të luaj në fanellën kuqezi së bashku me vëllanë tim”, ka përfunduar anëtari i Lausanne-s..
Vullneti më herët e ka bartur fanellën e ekipit U-21 të Zvicrës. Përveç shpresave, 22 vjeçari ka luajtur edhe për ekipet U-18, U-19 dhe U-20 të shtetit helvetik. Megjithëatë, 22 vjeçari është i gatshëm të heq dorë nga Zvicra dhe t’i bashkohet ekipit kuqezi.
Mendohet se Federata Shqiptare e Futbollit do ta përdorë të njëjtën strategji sikurse për Migjenin, që ta marrë dritën e gjelbër nga FIFA për ta angazhuar futbollistin në radhët e saj.
Basha, gjatë karrierës ka luajtur edhe për klubet zvicerane si: Lausanne-Sport, Grasshopper dhe Neuchatel.
0 Komente:
Post a Comment