Kombëtarja Shqiptare - Alban Meha magjeps Europën. Mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të mos jetë ndër më të paguarit në kontinent; nuk luan as në kampionatin më të fortë dhe s’mund të krahasohet me lojtarë të kalibrit Kristiano Ronaldo, Baloteli, Pirlo, etj., si për atë çka këta të fundit japin në fushën e lojës, apo për të cilën përfitojnë financiarisht, por në të paktën në një statistikë kosovari i Kombëtares shqiptare i mund të gjithë pa përjashtim, madje duke i lënë pas edhe me diferencë. Bëhet fjalë për goditjet standarde, të cilat më pas kanë përfunduar në rrjetë, aty ku Meha është i pakapshëm, aq sa i ka kthyer këto të fundit si penallti. Pikërisht në këtë gjë mesfushori i Paderbornit në Bundesligën e Dytë gjermane qëndron në majën e renditjes në të gjitha kampionatet në Europë. Një nga uebsajtet të mira në botë sa u përket statistikave, “goal.com”, në një shkrim të pak ditëve më parë (goal.com/it/neës/2/serie-a/ 2014/03/27/4713001/4-goalsu- punizione-balotelli-raggiunge- pirlo-ma-il-top-in), ka bërë edhe një renditje të lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola gjatë këtij edicioni me goditje dënimi. Uebsajti merr në konsideratë më së shumti kampionatet elitare, ku vërehet se lojtari më i mirë sa i përket kësaj statistike është Andrea Pirlo, i cili ka shënuar 5 gola këtë sezon (4 në kampionat dhe 1 në Ligën e Europës), duke lënë pas Balotelin, Ronaldon, Jaj Turenë etj. Por, më mirë se të gjithë këta “yje” të futbollit botëror ka bërë Alban Meha. Ky i fundit ka shënuar në total këtë sezon 11 gola, nga të cilët 8 janë me goditje dënimi. Më konkretisht ai ka shënuar me goditje standarde nga jashtë zonës në Paderborn-Fortuna Dyseldorf 1-2, Paderborn- St.Pauli 3-0, Paderborn-Bokum 4-1 (dopietë), Mynih 1860-Paderborn 2-2, Këln-Paderborn 0-1, Sandhauzen-Paderborn 3-2 dhe Paderborn-FSV Frankfurt 4- 2. Sakaq, në fitoren 4-0 të Paderbornit në derbi ndaj Arminia Bielefeld, Meha shënoi nga jashtë zonës, por gjatë një aksioni, ndërsa mbeten të paharrueshëm dy golat e shënuar më 8 dhjetor të vitit të shkuar në transfertë, Aalen-Paderborn 2-4. Fantazisti i Kombëtares ishte protagonist në atë takim, duke shënuar gol nga goditja e këndit, si dhe një tjetër në versionin “alla Van Basten”, nga një pozicion tejet i vështirë.
RENDITJA
LOJTARI SKUADRA GOL
Alban Meha Paderborn 8
Andrea Pirlo Juventus 5
K.Ronaldo Real Madrid 4
Mario Baloteli Milan 4
JaJa Turé Man.Siti 4
Uejn Runi Mançester 3
Daniele Konti Kaljari 3
Hakan Çalhanoglu Hamburg 3
Luis Suarez Liverpul 3
LOJTARI SKUADRA GOL
Alban Meha Paderborn 8
Andrea Pirlo Juventus 5
K.Ronaldo Real Madrid 4
Mario Baloteli Milan 4
JaJa Turé Man.Siti 4
Uejn Runi Mançester 3
Daniele Konti Kaljari 3
Hakan Çalhanoglu Hamburg 3
Luis Suarez Liverpul 3
0 Komente:
Post a Comment