Mister, Loret Sadiku ka zgjedhur përfundimisht Kosovën. Këtë e konfirmoi edhe trajneri Albart Bunjaki dy ditë më parë?
Nuk jam në dijeni të kësaj zgjedhjeje apo të një vendimi përfundimtar të Sadikut. Cilado që të jetë zgjedhja e tij ne do ta respektojmë.

Nuk keni pasur asnjë kontakt me futbollistin?
Jo, nuk kam patur, por ai e di se është tashmë pjesë e projektit të Kombëtares shqiptare dhe është në planet tona. Nuk ëhstë nevoja që ta themi këtë papushim, sepse po flasim për profesionistë.

Curri gjithashtu ka deklaruar pak ditë më parë se do të luajë për Kosovën. A ka një strategji për t’i dhënë fund këtyre mëdyshjeve, apo tifozët shqiptarë duhet të jenë të përgatitur që të dëgjojnë për “rokada” të tilla edhe në të ardhmen?
Atëherë dua të jem i qartë në këtë pikë: Sadiku është një lojtar i mirë dhe e velrësoj për potencialin që ka, por edhe nëse nuk vjen, Shqipëria do të vazhdojë të mbijetojë… Dua të them se nuk mund të vendosim disa standarde që nuk i bëjnë mirë skuadrës. Detyra ime si trajner është që të thërras lojtarët më të mirë në qarkullim dhe më në formë. Nëse dikush nuk vjen, ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të respektojmë zgjedhjen e tyre, por duke e pasur ndërgjegjen e pastër se unë dhe stafi i FSHF-së e kemi bnërë detyrën. Shpresoj që edhe nga ana e lojtarëve të ketë një korrektësi të këtij standardi.

Në ç’kuptim e thoni “të ketë korrektësi”?
Në kuptimin që lojtarët duhet të jenë të bindur nëse duan të zgjedhin Shqipërinë, ose një kombëtare tjetër. Nuk mund të ketë kësi zvarritjesh ose mëdyshjesh vazhdimisht dhe Shqipëria të jetë njëri ndër opsionet. Ose zgjedh Shqipërinë, ose nëj skuadër tjetër dhe mbaron këtu. Nuk është mirë që i lënë gjithnjë gjërat evazive dhe kërkojnë të mbajnë hapur disa dyer. Kjo nuk më pëlqen dhe duhet të marrë fund.

Si duhet të marrë fund, kur mund të ketë të pakënaqur edhe në të ardhmen që mund të shohin Kosovën si opsion për të luajtur, siç ishte edhe rasti i Ujkanit?
Duhet të marrë fund dhe të sillen si burra, duke ndjekur rastin e Canës. Edhe ai është shqiptar nga trojet e Kosovës, por ka bërë një zgjedhje dhe e respekton atë. Është treguar profesionist i vërtetë, por ndërkohë është edhe një patriot i flaktë. Të kuptohemi drejt: këtë thirrje nuk e kam vetëm për lojtarët me origjinë nga Kosova, por edhe për ata shqiptarë të tjerë që në disa raste kanë luajtur me dy porta. Kjo nuk na bën mirë as ne as atyre.

A ju shqetëson fakti që Valdet Rama nuk është grumbulluar fare në ndeshjet e fundit te Valadolidi?
Sigurisht që nuk mund të jem i kënaqur me situatën e Ramës. Është i mistershëm fakti që nga një lojtar që po luante titullar nuk grumbullohet më… Ndoshta ka pasur edhe diçka brenda klubit, por më vjen keq, sepse Rama është pjesë e rëndësishme e jona dhe duhet që të luajë sa më shumë.

A i keni parë golat e Mehës në javët e fundit dhe a keni ndryshuar mendim për rolin ku duhet të luajë ai?
Po, i kam parë golat e Mehës, shumë më tepër edhe se ju gazetarët ndoshta, sepse i kam parë disa herë secilin në përsëritje. Nuk ëhstë ndonjë gjë e re, sepse Meha na ka mësuar me gola spektakolarë. Ai e ka dhunti atë dhe nëse do të dimë ta shfrytëzojmë mirë, mund të jetë një armë plus për ne. Të mos harrojmë se edhe dy golat që ka shënuar me Shqipërinë, po kaq spektakolarë kanë qenë.

Herën e fundit me Kombëtaren luajti në krahun e djathtë dhe stonoi… Mos duhet t’i ndryshoni rol?
Atëherë po e shpjegoj mirë këtë detaj, sepse kam dëgjuar shumë gjëra në lidhje me pozicionin e Mehës. Ai luan më së shumti si mesfuhsor i majtë disi i avancuar te Paderborni. Ndonjëherë me dëshirën e tij spostohet edhe si një sulmues i fshehur në qendër, ose edhe në të djathtë. Kështu që nuk ka ndonjë çudi të mmadhe që luajti me Shqipërinë në të djathtë.

Po, por kundër Maltës në atë krah, thuajse “humbi” fare në fushë?
Është e vërtetë që nuk dha më të mirën, por të mos harrojmë se të luash te Paderborni dhe të luash në ekipin kombëtar, diferencat edhe në cilësi edhe në vështirësi janë më të mëdha… Gjithsesi, unë e ndoqa nga afër Mehën edhe në ndeshjen kundër FSV Frankfurtit ku në fushë ishin Roshi me Kapllanin dhe ishte e dukshme se skema e preferuar e Mehës është një 4-4-2 i pastër, porse Mehës i duhet dhënë pak më shumë liri veprimi, pra të jetë më i lirë taktikisht në mesfushë. Të shohim se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen.

Ka një pakënaqësi të heshtur nga ana e Vajushit dhe Gashit.. është e vërtetë se janë jashtë planeve tuaja?Absolutisht jo! Ata, por edhe futbollistë të tjerë, që ndoshta nuk kanë pasur hapësirat që do të dëshironin, janë pjesë e këtij projekti dhe do të kenë shanset e tyre. Një edicion kualifikuesesh është realisht i gjatë dhe do të kemi nevojë për të gjithë. Por duhet gjithashtu edhe disiplinë dhe shpirt sakrifice, sepse nuk mund të luajnë të gjithë njëherësh…
Kush do të jetë portieri i tretë i Shqipërisë?
Ende nuk e kam vendosur, por mendoj se ka ende kohë. Pastaj të mos harrojmë se kemi Berishën dhe Shehin, ndaj nuk shoh ndonjë alarm.

Shehi po kalon një moment të errët me Skënderbeun, sepse përveçse skuadra ka humbur, kampionët kanë pësuar edhe shumë gola…
Pashë ndeshjen e Skënderbeut me Tiranën dhe normalisht ishte në vështirësi. Gjithsesi ka çdo lojtar vështirësitë e veta.

0 Komente:
Post a Comment