Saturday, April 26, 2014

“Plisat” dedikim të veçantë Adnan Januzajt

Kombëtarja ShqiptareZgjedhja që bëri Adnan Januzaj, duket se akoma i ka lënë të zemëruar shqiptarët.Një mesazh i shkruar për të u hap mbrëmë në ndeshjen basketbollistike të fazës “Final Four” në ligën ballkanike ku luajtën Prishtina-Galil Gilboa. Tifozët e Prishtinës “Plisat” kishin përgaditur një koreografi madhështore kryesisht vizatime të armëve ilire, simbole kombëtare dhe gjithçka tjetër që  lidhet me origjinën  e shqiptarët.
Por, ishte edhe një mesazh i shkruar për mesfushorin e Manchester United i cili ditë më parë vendosi të luaj për Belgjikën. Ata me një dedikim të veçantë me fjalët e Gjergj Fishtës “O Perendi a ndjeve, tradhtarët na lane pa Atdhé, E Ti rrin e gjuen me rrfé, lisat n’për male kot?”, duke e akuzuar për zgjedhjen e bërë.
Ndryshe, Adnan Januzaj ka shkaktuar zemërimin e miliona shqiptarëve anëembanë botës për vendimin e tij që të vesh fanellën e Belgjikës, pas gjithë atyre thirrjeve që ju bënë nga tifozët shqiptarë.

0 Komente:

Post a Comment