Thursday, April 24, 2014

Tare-Januzajt: Ishalla nuk janë të gjithë bijtë e kësaj toke si ti

Kombëtarja Shqiptare - Tashmë vijnë reagimet pas vendimit te Adnan Januzajt që të luajë për Belgjikën.

Talenti shqiptar i Manchester Unitedit, Januzaj përfundimisht ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Belgjikës.
Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Istogu, por me pasaporte belge, do të luajë për Belgjikën, pavarësisht dëshirës së gjithë shqiptarëve që ai të luajë për Shqipërinë apo për Kosovën.
Lajmi që Januzaj ka zgjedh Belgjikën ka irrituar tejmase shqiptarët, të cilët shpresonin se Januzaj do të vishet kuqezi.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Igli Tare, aktualisht drejtor sportiv i Lazios, e ka vlerësuar të turpshëm vendimin e Januzajt që të luaj për belgët.
“Ishalla nuk janë te gjithe bijte e kesaj toke si ti. TURP”, ka shkruar Tare në profilin e tij në Facebook

0 Komente:

Post a Comment