Kombëtarja Shqiptare - Përfaqësuesja shqiptare e Futbollit do të zhvillojë sot në mbrëmje në orën 20:30, sfidën e fundit miqësore me San Marinon, e cila do të shërbejë trajnerit Xhani De Biazi për të provuar disa elementë të rinj të prespektivës, të grumbulluar pas dy humbjeve me Rumaninë dhe Hungarinë.
Italini ka ftuar për sfidën ndaj modestëve të San Marinos mbrojtësin e Partizanit Amir Rrahmani, mesfushorin e Teutës Albi Dosti, si dhe qendërmbrojtësin e Paokut të Selenaikut, Kristi Qose. Lorik Cana, Shkëlzen Gashi, Emir Lenjani dhe Debatik Curri dhe Ansi Agolli janë larguar nga skuadra, pasi ndaj një kundërshtari të dobët De Biazi do t’u japë më shumë minuta në këmbë lojtarëve të stolit.
Pritet të ketë ndryshime edhe në rreshtimin e skuadrës, me Cikalleshin dhe Kapllanin që pritet të luajnë titullarë që nga minuta e parë në repartin e sulmit. Fitorja ndaj përfaqësueses që klasifikohet e fundit në renditjen e FIFA-s, pikërisht në vendin e 207 as që duhet të vihet në dyshim nga kuqezinjtë, pasi kundërshtari i radhës, i pranuar në institucionet ndërkombëtare në vitin 1988 ka arritur të marrë vetëm një fitore dhe 3 barazime në 121 ndeshje të zhvilluara në total.
0 Komente:
Post a Comment