Edhe pse në ditën e fundit të muajit maj jemi mundur nga Rumania, skuadra e drejtuar nga De Biasi ka bërë hapa përpara në klasifikimin botëror ku me 495 pikë lë prapa kombëtare si ajo e Polonisë apo Irlandës. Përpara në klasifikim janë Afrika e Jugut por edhe Australia, skuadër pjesëmarrëse në kampionatin botëror të Brazilit. Në vigjilje të kompeticionit më të rëndësishëm ka lëvizje edhe në 10 vendet e para.
Spanja dhe Gjermania ruajnë pozicionet e tyre në krye, teksa podiumin e plotëson Brazili, që zbret në vendin e 4 Portugalinë. Ngritje kanë pësuar edhe Argjentina me Zvicrën, që ngjisin nga dy shkallë për tu klasifikuar në vendin e 5 dhe të 6. Hapa të rëndëishme për të dyja këto kombëtare, që në vigjilje të kampionatit botëror vlejnëmë shumë në aspektin psikologjik. Përsa i përket skuadrave pretendente për të fituar trofeun në Brazil si Italia dhe Anglia situata është e mirë. Të kaltërit ruajnë vendin e 9 ndërsa anglezët hyjnë në 10 më të mirat me vendin e fundit në dispozicion. Disi larg janë Hollanda dhe Franca, dy pretendentë të tjerë të këtij turneu duke u renditur respektivisht në vendin e 15dhe të 17.
0 Komente:
Post a Comment