Mirëpo kjo nuk është arsyeja përse po shkruajmë sot për të. Ai është një ndër tifozët më të vjetër dhe më të zjarrtë që ka kombëtarja shqiptare e futbollit.

Mosha atë nuk e ndalon as të këndoj h
Dashuria për futbollin lindi në vitin 1964
“Baca”, në nivel ekiporë është tifoz me Real Madridin ndërsa dashuria e tij e parë për futbollin kishte lindur qysh në vitin 1964, kur kampionati botëror organizohej në Gjermani dhe ku Gjermania kishte dalë kampion me dy golat e Muller.
“Që nga viti 1964, kur kampionati botëror ishte organizuar në Gjermani, e përcjellë vazhdimisht. Atë botë, Gjermania e kishte mposhtur Holandën në finale 2:1 më golat e Mullerit, ndërsa për Holandën kishte shënuar Johan Cruyff nga penalltia”, rrëfen “Baca”.
Ai thotë se skuadra e parë që ka simpatizuar ka qenë Hajduku i Splitit.
“Ekipi i parë që kam simpatizuar ishte Hajduku i Splitit për shkak se mbrojtësi i Hajdukut ishte Vilson Gjoni nga Prizreni. Ndërsa tash e Simpatizoj Real Madridin”, ka thënë “Baca” Sadik.
Ndërkohë si një shikues i rregulltë dhe i zjarrtë i Kombëtares Shqiptare ai nisi të bëhej nga viti 1997. Ishte ndeshja Gjermania – Shqipëria 4:3.
“Që nga ajo ndeshje e ndjek vazhdimisht edhe shkoj në stadium kur kam mundësi. Për mua për momentin futbollisti më i mirë apo që më pëlqen më së shumti është Lorik Cana”,ka shtuar ai.
Duhet të kemi një Kombëtare
“Baca” ka thënë se edhe nëse Kosova pranohet me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA, ne duhet ta kemi një kombëtare pasi që nuk kemi kapacitet për më shumë.
“Vetëm Shqipëria tingëllon më bukur. Unë do ta shikoja edhe kombëtaren e Kosovës mirëpo ne na duhet vetëm një kombëtare sepse jemi popull i vogël dhe nuk kemi kapacitet për dy të tilla”, ka shtuar ai.
Favorizon Brazilin
Ndërkohë në këto ditë kur nuk luan Shqipëria e as skuadrat evropiane, Baca Sadik rregullisht është duke e përcjellë kampionatin botëror. Ai ishte tifoz me kombëtaren e Zvicrës mirëpo pasi që ajo u eliminua atëherë përkrahë me shumë dëshirë Brazilin.
“Kombëtaret e preferuara janë Zvicra dhe Brazili. Tani jam me Brazilin dhe besoj që ata do ta fitojnë të gjithë kampionatin”,ka shtuar “Baca”.
Në fund ai ka folur edhe për futbollistët shqiptarë që luajnë në skuadrat e huaja.
“Kur shikoj Zvicrën e kam një ndjenjë që është duke luajtur Shqipëria. Mirëpo më mirë do të ishte sikur ata të luanin për Kombëtaren Shqiptare. Megjithatë prapë se prapë është mirë që talenti i tyre të paktën nuk po shkon huq”, ka përfunduar Sadik Maxharri “Baca”
0 Komente:
Post a Comment