
Shkodran Mustafi ka takuar disa tifozë shqiptarë dhe së bashku me ta ka bërë një fotografi me flamurin kuqezi.
Qendërmbrojtësi i Sampdorias është anëtar i Kombëtares gjermane dhe u ftua në Kampionatin botëror pas lëndimit të Marco Reusit. Ai u paraqit në fazën e grupeve e edhe në duelin e rrethit të dytë kundër Algjerisë, por pësoi një lëndim dhe tashmë ka përfunduar Botërorin.
Mirëpo, Mustafi vazhdon të jetë pjesë e ekipit të Gjermanisë dhe në Brazil ka takuar disa tifozë shqiptar dhe së bashku me ta është fotografuar me flamurin shqiptar.
0 Komente:
Post a Comment