Kombëtarja Shqiptare - Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë median dhe të gjithë opinonin shqiptar, në lidhje me mospjesëmarrjen e Ekipit Kombëtar Shqiptar U-21, në ndeshjen miqësore kundër homologëve të Katarit, që do të zhvillohej në 6 gusht në “Dandy United Stadium”, të Skocisë. Kjo ështe një ngjarje që Federata Shqiptare e Futbollit e quan të rëndë dhe një incident të paprecedent. Bëjmë me dije opinionin publik dhe median shqiptare se për këtë ndeshje, prej dy muajsh Federata Shqiptare e Futbollit, ka vlerësuar me seriozitetin më të lartë, këtë event dhe procedurat përkatëse, duke përgatitur lista me kandidatë (shumë e vështirë, duke patur parasysh që futbollistët gjatë kësaj periudhe janë në fazë përgatitore me ekipet e tyre) dhe duke plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës, Aplikimi është kryer nëpërmjet agjensisë “Teleperformancë” (autorizuar zyrtarisht për këto çështje nga Ambasada Angleze në Poloni) më datë 22 dhe 23 korrik.
Categories:
0 Komente:
Post a Comment