Saturday, August 2, 2014
Kombëtarja U-19, turne në Austri
Postuar më 8:27:00 PM nga Kombetarja Shqiptare
Kombetarja Shqiptare - Ekipi kombëtar U-19, do të marrë pjesë në Turneun Miqësor Ndërkombëtar, që do të zhvillohet në javën e dytë gushtit, në Austri. Sipas Drejtorit të Ekipeve Kombëtare, në Federatën Shqiptare të Futbollit, Redi Jupi, ky është një turne shumë i rëndësishëm, për të parë gjendjen e futbollistëve përpara se të nisë edicioni eliminator i Kampionatit Europian. “E vlerësojmë këtë Turne si një mundësi të mirë apo si një provë gjenerale, përpara edicionit eliminator që kombëtarja shqiptare, do të zhvillojë”- u shpreh ai. Shqipëria U-19, do të luajë kundër Kombëtares së Kroacisë më 5 gusht në orën 11.00 ne Heiligekreuz.. Ndërsa ndeshjen e dytë do ta zhvillojë kundër ekipit të Azerbajxhanit, tre ditë më pas, në 8 gusht ora 17:00 ne Rohrbach an der Lafnitz.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Komente:
Post a Comment