“Ishte një start perfekt për ne – thotë Cana për web-site-in zyrtar të UEFA-së – të nisësh kualifikueset larg shtëpisë me një fitore në Portugali, që është dhe favoritja e grupit, e cila mendoj se gjithsesi mbetet favorite, pra të fitosh ndaj Portugalisë jashtë është një arritje, mendoj se është një rezultat historik për ne.”
“Jam shumë i gëzuar për vendin tim, për të gjithë shqiptarët pasi të gjithë e ndjekin kombëtaren dhe kjo fitore është për ata dhe garantoj se do bëjmë më të mirën e mundshme deri në fund të kualifikueseve.”
Më pas Cana pyetet nga gazetari nëse mendon se do të bëjnë akoma më mirë në Shqipëri, pra në Elbasan, dhe kapitani përgjigjet:
“Nuk e di. Mendoj se në çdo kualifikuese ne jemi të fortë në shtëpi pasi luajmë me më shumë konfidencë, kemi suportin e tifozëve tanë dhe duhet t’i marrim të gjitha pikët e mundshme në shtëpi, dhe sigurisht fitorja larg shtëpisë është një bonus i shkëlqyer, është një start i shkëlqyer. Por ne sic e dini kemi një top-grup, kemi skuadra të mëdha si Danimarka, Armenia apo dhe Serbia. Ndaj ta nisësh me një fitore këtu (në Portugali) është një shans i mirë për të luftuar deri në fund të kualifikueseve.”
Gazetari më pas kërkon nga Cana emocionet që përjetoi kur pa super-golin “alla Van Persie” të Bekim Balës.
“Mendoj se dy-tre raste, po goditën edhe shtyllën, por ata nuk patën shanse të pastra për të shënuar. Ne luajtëm pjesën më të madhe në fushën tonë dhe mendoj se rastin më të mirë e kishim ne në minutën e fundit të pjesës së parë. Pastaj shënuam një gol të shkëlqyer dhe atë e mbrojtëm deri në fund. Kemi shpirtin e lojës, kemi shumë lojtar të ri dhe duam që të vazhdojmë kështu.” – përfundon Cana. /aSport.

0 Komente:
Post a Comment