Sunday, September 28, 2014

E rralle, negociohet miqesore me Italine

Kombëtarja ShqiptareShqiperia mund te luaje miqesoren e 18 nentorit, kunder Italise, 4 here kampione bote. Megjithese asgje nuk eshte perfundimtare por ne nivel negociatash, ka shume gjasa qe nje perballje e tille, te realizohet. Gjithcka ka nisur pas nje bisede, mes dy trajnereve Konte dhe De Biazi, te cilet ndodheshin ne nje takim trajnesh, organizuar nga FIFA dhe UEFA ne Shen Peterburg te Rusise. Gjate bisedes mes dy teknikeve eshte diskutuar mundesia e miqesores, qe ne rast se do te realizohet, do te zhvillohet ne Itali. Kjo do te jete hera e pare, qe Shqiperia do te ndeshet kunder Italise, ne nivel ekipesh kombetare. FSHF, konfirmon se kane nisur negociatat dhe ne ditet ne vazhdim do te kete zhvillime te reja /FSHF

Per me shume informata na vizitoni ne: 
https://www.facebook.com/Kombetarja.Shqiptare1930

0 Komente:

Post a Comment