Monday, September 29, 2014

Italia e pranon miqësoren me Shqipërinë

Kombëtarja Shqiptare - Është konfirmuar zyrtarisht, miqësorja që kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë kundër Italisë më 18 nëntor të këtij viti. Sot pasdite, Federata Italiane e Futbollit, ka konfirmuar për Tiranën zyrtare të Futbollit zhvillimin e miqësores me Italisë dhe Shqipërisë. Mësohet se ajo, do të luhet në stadiumin “Tardini” të Parmës, më datë 18 nëntor në orën 18.00.
 
Është hera e parë që Shqipëria, do të luajë kundër Italisë në nivelin e ekipeve kombëtare A. Më parë, një gjë e tillë ka ndodhur me ekipet U-17, U-19 dhe U-21. Ka kohë që është përfolur një ndeshje e tillë, madje zyrtarisht është folur edhe gjatë vizitës së ish-Presidentit të FIGC Abete në Tiranë. Tashmë, akordi është gjetur edhe zyrtarisht, pasi edhe të dy trajnerët Antonio Konte dhe Xhani De Biazi e kanë pëlqyer një përballje të tillë në miqësore. / F S H F

0 Komente:

Post a Comment