
“Kjo ishte një ndeshje stërvitore, ku ne synuam që të shikonim në kushte modeste loje futbollistët tanë. Sigurisht, që kemi ende kohë për të vendosur por tashmë jemi shumë më të qartë, për të ndërtuar një strategji sa më efikase për ndeshjen me Portugalinë më 7 shtator, duke përcaktuar edhe një pjesë të atyre që do të jenë të gatshëm”-deklaroi për websitin zyrtar të FSHF, trajneri Xhani Biazi.
Shqipëria aktivizoi në nisje të ndeshjes, këtë formacion: Berisha, Agolli, Cana, Leniani, Hysaj, Mavraj, Abrashi, Xhaka, Kukeli, Roshi, Balaj .
Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe këta futbollistë: Salihi, Gashi, Cikalleshi, Shehi, Vila, Lila, Bulku, Curri, Kapllani, Kaçe, Shala, Vajushi.
Golat u shënuan nga Roshi ’25, Xhaka ’26, Kapllani’ 55, Shala ’80, ’88, Cikalleshi ’86 (p).
Galeria e ndeshjes
Galeria e ndeshjes
0 Komente:
Post a Comment