Monday, September 8, 2014

Duka: Fitore e madhe, të qëndrrojmë me këmbë në tokë

Kombetarja Shqiptare - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, duke folur pas fitores historike ndaj Portugalisë e ka cilësuar si një triumf të madh gjunjëzimin që Shqipëria i bëri Portugalisë në ndeshjen e parë të eleminatoreve “Francë 2016″.
Presidenti është shprehur mjaft i emocionuar lidhur me këtë fitore dhe ka deklaruar njëkohësisht se Shqipëria e ka merituar të dilta nga ky takim me 3 pikë.
“Jam shumë i emocionuar nga kjo fitore. Bekim Balaj ka shënuar një supergol që na gëzoi të gjithëve. Ishte një fitore e madhe dhe historike që kemi për ta mbajtur mend gjatë. Portugalia luajti më mirë por kishte vështirësi ndaj mund të them se e merituam fitoren. Tani duhet të jemi me “këmbë në tokë” dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Kemi të drejtën të gëzohemi, por na pret një rrugë e gjatë dhe duhet të punojmë sa më shumë”, u shpreh Armando Duka/asport

0 Komente:

Post a Comment