Saturday, September 20, 2014

Tifozët shqiptarë drejt Beogradit

Kombetarja Shqiptare - Sfida e shumëpritur Serbi – Shqipëri duket se do të jetë e nxehtë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në tribuna.
Kjo pasi Federata shqiptare ka nisur kordinimin e me grupe tifozerike për të udhëtuar në Beograd më 14 tetor.

Të premten në mesditë, sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku ka pritur në takim përfaqësuesit e Tifozave Kuq e Zi dhe Plisat nga Prishtina për t’ua dhënë dritën jeshilë që të organizohen për udhëtimin e mundshëm drejt Beogradit.
Përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi Olsi Sula i cili ishte pjesëmarrës në takim ka thënë për portalin asport.info se takimi ka qenë mjaftë konstruktiv dhe se federate u ka kërkuara atyre që të nisin përpilimin e listave të të interesuarve për të udhëtuar në Serbi.
“Patë një takim me sekretarin e FSHF-së, ne nga ana jonë këmbëngulëm se ndeshja nuk duhet të luhet pa tifozë mysafirë dhe si e tillë ne duam të jemi pranë Kombëtares si gjithëherë. Nga ana e FSHF-së na u rekomandua që të nisim me përpilimin e listave të të interesuarve për të udhëtuar në Serbi dhe rrumbullaksimin e numrit të përafërt të biletave bashkë me një kërkesë drejuar federatës serbe të futbollit” ka thënë Sula.
Ai ka shtuar se duke patur parasysh se ndeshja mund të jetë e rrezikur të lartë, ka të atillë që hezitojnë të marrin pjesë në transfertën e 14 tetorit, por ajo çfarë është me rëndësi të thuhe është se “Kombëtarja nuk do të lihet vetëm, as në Serbi”.
Ndryshe, ashtu sikur edhe në takim, Tifozat Kuq e Zi dhe Plisat pritet të  udhëtojnë bashkë drejt Serbisë dhe si një trup të paraqiten në stadiumin e Partizanit në Beograd për të përkrahur kombëtaren kuq e zi drejt rrugëtimit “Francë 2016”. /aSport

0 Komente:

Post a Comment