
Nuk është pak apo jo, madje një titull i tillë do të ishte konsideruar guxim i tepruar, apo jashtë realitetit i shkruar nga një dorë shqiptare, por ja që dicka të tillë e bën Uefa, që e argumenton këtë përzgjedhje me suksesin e papritur të Shqipërisë që nuk ngurron ta etiketojë si një fitore sensacionale, madje duke sjellë dhe deklaratat e shkurtra të kapitenit Cana apo trajnerit De Biasi, natyrisht pa harruar golin spektakolar të Bekim Balajt. Fitorja e kuqezinjve në Aveiro konsiderohet si surpiza më e madhe e një jave ku befasitë nuk munguan në shumë prej ndeshjeve të luajtura. Për të vijuar më tej me panoramën e javës futbollistike të Uefas, si lojtari i javës është përzgjedhru Danny Welbeck i Anglisë, me blerjen më të re të Arsenalit që vendosi me dygolëshin e tij fitorjen e Tre Luanëve në Zvicër, Mposht Bekim Balajn për golin më të bukur të javës siipas Uefas, Aiden McGeady i Republikës së Irlandës me golin që i dha fitoren skuadrës së tij në skadimin e kohës së rregullt ndaj Gjeorgjisë, si moment për tu vënë në dukje spikat përfundimi i pritjes prej plot 92 minutash pa gol të Qipros në ndeshjen me Bosnjën, ndërsa si ndeshja e javës vlerësohet ajo mes Republikës Ceke me Holandën, të gjitha detaje të rëndësishme, por padyshim për shqiptarët, jo aq sa fakti që përfaqësuesja jonë këtë herë është skuadra që kryeson, edhe në vlerësimin mediatik të Uefas. /aSport
0 Komente:
Post a Comment