Tuesday, September 16, 2014

Rama, debutim spektakolar me 1860

Kombëtarja Shqiptare - Valdet Rama ka debutuar në fitoren e parë te skuadrës së tij të re 1860 München këtë sezon, që ka mundur 1-2 St.Paulin në fushën e tij, ndeshje në të cilën mesfushori shqiptar luajti 77 minuta. Duke e nisur sfidën nga fillimi, Rama u bë kërcënim për kundërshtarin që në minutat e para, me inkursionet e tij në krahun e majtë.
Në minutën e 10 ai do t’ja përplaste topin kundërshtarit në dorë, por arbitri nuk e pa të mjaftueshme për të dhënë njëmbëdhjetëmetërsh. 2 minuta më vonë do të krijonte një rast për Okotie, i cili përballë portierit kundërshtar do gabonte. Ndërkohë që kundërshtarët mund ta ndalonin vetëm me faull, në minutën e 75 ai do ti afrohej shumë golit, por goditja që duhet të përfundonte në rrjetë, ishte shumë e lehte dhe portieri kundërshtar mundi ta ndalonte.
Pas ndeshjes, debutimi i tij u vlerësua shumë nga tifozët, të cilët e quajtën ‘të shkëlqyer’ dhe ‘spektakolar’ tribuluesin shqiptar, që mesa duket i ka ringjallur shpresat bavarezëve në luftën drejt Bundesligës.

0 Komente:

Post a Comment