Sunday, October 5, 2014

De Biazi: Me Danimarkën duhet përqëndrim

Kombëtarja Shqiptare - Trajneri i Kombëtares Shqiptare Xhani  De Biazi, ka dalë dje në konferencë për shtyp, në lidhje me dy ndeshjet zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në kuadrin e Eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016. Shpallja e listës së të ftuarve, për ndeshjet kundër Danimarkës në “Elbasan Arena” më 11 tetor dhe Serbisë në Beograd më 14 tetor, programi stërvitor dhe objektivat për takimin me Danimarkën, kanë qenë në qendër të bashkëbisedimit të trajnerit me mediat. “Do të përqëndrohemi tek ndeshja me Danimarkën dhe s’do të flasim për atë me Serbinë. Sigurisht, që është një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari  që sidomos në transfertë, është i gatshëm të të godasë. Luan shpejt dhe është shumë i përgatitur fizikisht. Ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Do të na duhet shumë përqëndrim dhe luftë e fortë, për ti mbajtur ata sa më larg zonës tonë. Nuk ka ndeshje që të mos hyjmë për fitore, pavarësisht nga rrjedha e lojës”-është shprehur trajneri De Biazi.
Më pas, ai ka shpallur edhe listën me 27 të ftuar për këto dy takime. Ja lojtarët që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Xhani De Biazi:
Nr
Emer/Mbiemer
Pozicioni
1
Bekim Balaj
Sulmues
2
Etrit Berisha
Portier
3
Lorik Cana
Mbrojtes
4
Elseid Hysaj
Mbrojtes
5
Ergys Kace
Mesfushor
6
Orgest Shehi
Portier
7
Ermir Lenjani
Mbrojtes
8
Taulant Xhaka
Mbrojtes
9
Alban Meha
Mesfushor
10
Debatik Curri
Mbrojtes
11
Amir Abrashi
Mesfushor
12
Ervin Bulku
Mesfushor
13
Burim Kukeli
Mesfushor
14
Emiljano Vila
Mesfushor
15
Shkelzen Gashi
Sulmues
16
Sokol Cikalleshi
Sulmues
17
Hamdi Salihi
Sulmues
18
Armando Vajushi
Sulmues
19
Amir Rrahmani
Mbrojtes
20
Valdet Rama
Mesfushor
21
Herolind Shala
Mesfushor
22
Andi Lila
Mbrojtes
23
Mergim Mavraj
Mbrojtes
24
Ansi Agolli
Mbrojtes
25
Alban Hoxha
Portier
26
Edmond Kapllani
Sulmues
27
Odise Roshi
Mesfushor

0 Komente:

Post a Comment