
“Jemi gati të mirëpresim tifozët miq, pasi kishim përgatitur një plan për të dy rastet. Kjo ndeshje paraqet nivel të lartë rrezikshmërie, ashtu si dhe parada gay e para pak kohëve, prandaj dhe niveli i sigurisë do të jetë i njëjtë. Ne nuk duam të lëmë asnjë përshtypje të keqe, dhe prandaj do bëjmë çdo gjë të mundur për të treguar që jemi një vënd serioz.
E kemi reduktuar kapacitetin e stadiumit në 20 mijë vënde, që do të thotë që shqiptarët do të marrin rreth 1000 bileta. Duke parë specifikat e ndeshjes, kemi të drejtë të kërkojmë që një person të blejë vetëm një biletë. Shqiptarët do na paraqesin një listë të udhëtarëve, të cilën ne do ja japim shtetit, dhe asnjë person që nuk është në këtë listë nuk do lejohet të futet në Serbi. I njëjti kontroll do përdoret dhe në stadium. Ne kërkojmë që biletat ti jepen vetëm shtetasve shqiptarë, por do kryejmë dhe një masë të gjërë kontrollesh sigurie. Po bëjmë parapërgatitjet e duhura për këtë rast, sepse është e rëndësishme që çdo gjë të shkojë mirë” – përfundoi Mirkova.
0 Komente:
Post a Comment