Wednesday, October 8, 2014

Inagurohet ‘Elbasan Arena’, Rama: Ky vetëm fillimi (VIDEO)

Kombëtarja Shqiptare - Inaugurohet stadiumi “Elbasan Arena” me një kapacitet prej 12.800 vendesh me vlerë 5.5 milionë Euro. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit kanë qenë kryeministri Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe figura të tjera të sportit shqiptar.
Interesimi për ndeshjen e parë inauguruese ka qenë mjaft i madh, jo vetëm nga qytetarët elbasanas, por edhe tifozë të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit për të parë nga afër transformimin që pësoi stadiumi i Elbasanit. Ceremonia ka nisur me himin kombëtar, më pas janë gjuajtur penalltitë e para për të inauguruar portën.Kryeministri ka respektuar kreun e FSHF-së, ministren e Arsimit, kreun e bashkisë dhe trajnerin De Biasi për të gjuajtur penalltinë i fundit duke shënuar gol në portën e mbrojtur nga Berisha. Rama dhe De Biasi kanë qenë të vetmit që kanë shënuar në portën e Berishës, teksa penalltitë e Dukës, Nikollës dhe Sejdinit kosovari i ka pritur. Pas gjuajtjeve të penalltive ka filluar ndeshja miqësore e parashikuar mes ekipit kombëtar të futbollit dhe ekipit U-19 të Elbasanit. Pas gjuajtjes së penalltive në një prononcim për mediat kryeministri Rama u shpreh se “dukej sikur stadiumi nuk do arrihej të bëhej gati, por ia dolëm. Tani mbetet vetëm pista olimpike. Shpresoj që në këtë stadium të vijnë sa më shumë familjarë dhe ju siguroj që ky është vetëm fillimi”.
Shqipëria ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri që u inaugurua do ta zhvillojë më datë 11 Tetor përballë Danimarkës të vlefshme për eliminatoret e kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë. Pritshmëritë për ndeshjen e së shtunës janë maksimale, për shumë arsye, e mbi të gjitha për faktin që kuqezinjtë vijnë pas fitores ndeshjen e parë në fitores në Portugali dhe ndeshjen e parë në shtëpi për këto eliminatore e zhvillojë në një stadium të ri në shtëpi.


0 Komente:

Post a Comment