Sunday, October 12, 2014

Euro 2016, Shqipëria barazon me Danimarkën, ëndrra vazhdon

Kombëtarja ShqiptareKa përfunduar në barazim 1-1  takimi Shqipëri – Danimarkë i luajtur në “Elbasan Arena”. Ermir Lenjani shënoi për kuqezinjtë në minutën e 38-të.
Shqiptari nga Presheva ishte një nga më të mirët në fushë.
Kur tifozët prisnin vetëm të festonin, danezët do të barazonin shifrat me Lasen në minutën e 81-të.
Për të shpëtuar kuqezinjtë nga humbja mendon Berisha, që në kohën shtesë nuk surprizohet por shpëton ekipin nga një gol i sigurt.
Në fund 1-1, ndërsa ky rezultat nuk ndryshon renditjen e grupit I eliminator me Shqipërinë dhe Danimarkën që kryesojnë me katër pikë.

0 Komente:

Post a Comment