Tuesday, October 14, 2014

Serbi - Shqipëri, ndizet derbi, ja deklarata e të gjithë lojtarëve shqiptarë

Kombëtarja Shqiptare - Shqipëria do të përballet sot me kombëtaren serbe, në Beograd në orën 20:45. Derbi ballkanas është nxehur pa filluar ndeshja akoma.  Edhe pse janë të vetëdijshëm për forcën e ekipit serb, djemtë e kombëtares premtojnë se do ta gëzojnë kombin tonë me fitore. Futbollistët shqiptarë duket se janë bërë të gjithë bashkë edhe pse disa nuk luajnë me fanellën kuqezi.  Në rrjetet sociale ka shpërthyer deklarata të forta dhe kanë uruar kombëtare fitoren.

Dje në rrjetin social kampionin i botës Shkodran Mustafi, i ka uruar kombëtare  fitore në ndeshjen ndaj Serbisë, gjithashtu Granit Xhaka, ka shkruar se ne besojmë, për një fitore.

Nuk kanë ngelur pas edhe futbollistët që do të jenë në formacion në ndeshjen kundër Serbisë. Ata kanë postuar statuse se në serbi do luajmë për gjakun e të parëve, dhe se do të japin 200% në përballjen e sotme.

Dielli.al po ju sjell disa nga postimet e lojtarëve kryesorë që kanë shkruar para ndeshjes.

 

Granit Xhaka

Shqiperi Ne Besojmë

Shkodran Mustafi 

“I uroj suksese skuadres se Shqiperise me nje fitore te bindshme kunder Serbise”

Nuri Seferi

Boksieri i famshëm shqiptar, Nuri Seferi, ka motivuar Kombëtaren shqiptare me një video të tij. Seferi ka postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook videon e fitores së tij kundër serbit, Nenad Stankoviҫ.

Lorik Cana

Sot do të gëzojmë kombin! Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe premtojnë se do të bëjmë të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë për ne.

Etrit Berisha

Siç e bëri Flamurtari do ta bëjmë dhe ne! Nesër duhet të përsërisim përsëri të njëjtën gjë.

Me ty Shqipëri

Se je më e mira.

Alban Meha

Me serbin duhet te fitojme patjeter ja kem borxh Popllit SHQIPTAR

Valdet Rama

Ju premtoj gol ndaj Serbisë, do bëjmë gjithçka

Ermir Lenjani 

Ndaj Serbisë do të jap 200 % tim, duhet me patjetër të fitojmë

 Ergys Kaçe

Te Gjithe Se Bashku Per Fitore !

0 Komente:

Post a Comment