Armando Vajushi ka rihapur një portë të madhe. Suksesi i tij te Liteks Lovec, që ndjek shkëlqimin e Alban Bushit dhe Altin Haxhit, në fund të viteve 90 në të njëjtin klub, ka bërë që bullgarët të jenë të interesuar për futbollistët shqiptarë.
Liteksi, pasi u njoh me talentin e Vajushit, mori edhe shkodranin tjetër, Hasani. Lojtari 20 vjecar që Vllaznia nuk pati durimin ta priste sa duhej, ka luajtur pak deri tani, por me siguri që do të ketë mundësinë e tij në një të ardhme të afërt, sic ndodhi edhe me Vajushin (6 muajt e parë në Bullgari nuk ishte një lojtar fiks i formacionit). Hasani është një mesfushor qendror me një teknikë për tu admiruar. Ai është ndalur në këtë aventurë edhe nga ndonjë dëmtim. Por ndërkohë, Levski i Sofjes ka firmosur dhe ka bërë të tijin edhe kapitenin e skuadrës së Tiranës U-17, Xhon Grabova.
“Drejtuesit e Levskit po ecin në gjurmët e Liteksit dhe po zbulojnë tregon shqiptar të futbollistëve. 17 vjecari Xhon Grabova është marrë nga FK Tirana, ku ishte kapiteni i skuadrës U-17 të këtij klubi dhe futbollist i përfaqësueses të së njëjtës grupmoshë. Ai është një mesfushor me tipare sulmuese. Klubi i Levskit i ka bërë me urgjencë dokumentet e nevojshme dhe e ka bërë të tijin. Ai konsiderohet si një talent i vërtetë”.
0 Komente:
Post a Comment