Monday, December 3, 2012

Cana : " Mund te Largohem nga Lazio "



Të dielën Lorik Cana ka luajtur ndeshjen e rradhës duke mos u kursyer në sakrificat e tij, duke zbritur në fushën e lojës në minutat e fundit të pjesës së parë  të sfidës Lazio-Parma për të zëvëndësuar Biavan dhe për të luajtur si qendër mbrojtës.
Mbërritja e Petkoviç në drejtimin e bardhekaltërve romanë nuk i ka mjaftuar kapitenit të Kombëtares shqiptare për të fituar një rol të rëndësishëm në skuadrën kryeqytetase, por pavarësisht kësaj “ Luftëtari” nuk e mendon largimin nga Roma në janar: “ Nuk jam një tip që tërhiqem mbrapa përballë vështirësive, në janar do të qëndrroj me siguri te Lazio për të luajtur shanset e mija për një vend në formacion- ka deklaruar Cana për mikrofonat e ‘Lazio Style Channel’- nëse do të krijohet ndonjë mundësi në qershor do ta vlerësoj me seriozitet dhe kujdes, por dëshiroj të përfundoj sezonin me këtë fanellë”, ka shpjeguar mesfushori shqiptar.


0 Komente:

Post a Comment