Tuesday, December 4, 2012

Shkodran Mustafi vishet KUQ E ZI ?


Shkodran Mustafi është shprehur se po e merr gjithmonë e më tepër në konsideratë mundësinë, që në të ardhmen t’i bashkohet ekipit tonë kuqezi.
Tifozë të shumtë që mbështesin kombëtaren, e kanë konsideruar Mustafin një kopje të mbrojtësit tjetër me origjinë nga Kosova, Mërgim Mavraj, madje mësohet t’i kenë kërkuar FSHF-së që të ndërhyjnë për të pajisur me pasaportë shqiptare Mustafin.
Për momentin lojtari nuk ka pasaportë shqiptare  , ndërkohë që FSHF është interesuar rreth një vit më parë, duke marrë një përgjigje negative prej tij. Pas një viti Mustafi mësohet se po e shqyrton me seriozitet mundësinë që të luajë me ekipin kombëtar të U- 21, ndaj nisur nga eksperienca e  Mavrajt, Shkodran Mustafi, i lindur më 17 prill 1992, është një lojtar gjerman me origjinë shqiptare, i cili aktivizohet në Seria A, me ekipin e Sampdorias.
Ai ka lindur në Bad Hersfeld të Gjermanisë dhe është mbrojtës. Mustafi e nisi karrierën me të rinjtë e Hamburgut dhe më pas ai kaloi në Angli me Evertonin, skuadër ku nisi karrierën si futbollist profesionist. Këtë sezon Mustafi kaloi në radhët e Sampdorias në Seria A. Ai në ndeshjen e fundit ndaj Fiorentinës, 2-2, u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi Mustafi është aktivizuar me kombëtaren e Gjermanisë nga U-17 deri në U-20.

0 Komente:

Post a Comment