Kjo është deklarata e teknikut italian të përfaqësueses, i cili ka bërë kështu një analizë të shkurtër të punës së tij. Nga 12 dhjetori 2011, kur fimosi e zezë mbi të bardhë për të drejtuar Shqipërinë, trajneri italian tashmë e ka përmbyllur një vit të plotë në krye të kuqezinjve. Ai njihet si trajner futbolli në Itali e jashtë saj, por ka edhe një të kaluar si futbollist në rolin e mesfushorit.
Tekniku 55-vjeçar, i cili në karrierën e tij ka drejtuar Modenën, Breshian, Torinon dhe Udinezen, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit. Për të kjo është hera e parë në drejtimin e një ekipi kombëtar dhe si trajner i Shqipërisë po i drejton kuqezinjtë në eliminatoret e Botërorit 2014, që do të zhvillohet në Brazil. “Siç e dini unë jam një italian i integruar mirë jo vetëm në futboll, por edhe në jetën e përditshme në Shqipëri, rrëfen vetë De Biazi. Kjo më bën sot të flas me krenari edhe pak shqip.
Prandaj miqësia dhe bashkëpunimi i mirë me miqtë e mi shqiptarë më kënaq dhe më bën të punoj më shumë dhe të përkushtohem për të dhënë më të mirën time për futbollin shqiptar, për të krijuar një ekip të fortë, të cilin të mund ta çojmë përpara duke korrur fitore të njëpasnjëshme. Shqipëria tashmë një vit është bërë pjesë e përditshmërisë sime, saqë bashkë me ekipin dhe tifozët kuqezinj edhe topi më duket kuqezi në stadium…”, ka deklaruar trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi.
Ndërkohë, i pyetur në lidhje me faktin se si e shikon perspektivën e futbollit tonë, tekniku italian ka pohuar se “shqiptarët kanë futbollistë të mirë, si në Tiranë dhe Prishtinë ashtu edhe në Perëndim, por si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë shteti të japë më shumë kontribute për sportin. Sidomos për futbollistët, pasi mes shqiptarëve evidentohen shumë talente, por ata kanë nevojë dhe e meritojnë mbështetjen nga qeveritë në vendet e tyre. Këta talente e kanë dëshmuar sot edhe futbollistët shqiptarë në vendet perëndimore, sidomos në Zvicër, Gjermani, Francë, prej nga vjen edhe kapiteni Lorik Cana”. Ndërsa rreth futbollit të Kosovës, De Biazi shprehet se “Kosova ka sot një perspektivë të mirë të futbollit, vetëm nevojitet edhe përkrahje nga autoritet vendore. Jam optimist se FIFA kësaj radhe, në mesin dhjetorit, do të vendosë në favor të futbollit kosovar”.

Për ta shtjelluar këtë, tekniku italian pohon se gjatë kësaj periudhe në krye të kombëtares kuqezi ka afruar disa lojtarë të talentuar me origjinë nga Kosova. “Siç e dini tashmë kam publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për botërorin ‘Brazili 2014’ kundër Qipros dhe Zvicrës, duke inkuadruar në ekipin kuqezi edhe dy të rinj, Burim Kukelin dhe Alban Mehën”, deklaroi trajneri i kombëtares, De Biazi, në përfundim të prononcimit të tij.
0 Komente:
Post a Comment