Sunday, January 20, 2013
Caktohet orari i ndeshjes: Shqipëri-Gjeorgji do të luhet ne orën 19:00’ ne stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”
Postuar më 1:13:00 PM nga Kombetarja Shqiptare
Është përcaktuar më 19:00 orari i ndeshjes miqësore Shqipëri-Gjeorgji. Ky takim do të luhet në Tiranë në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa" më datë 6-Shkurt 2013. Trajneri De Biasi do të grumbullojë lojtarët më në formë për këtë përballje miqësore sepse menjëherë në muajin Mars rinisin takimet zyrtare për Eliminatoret e Kampionatit Botëror Brazil 2014. Një vit më parë, pikërisht në muajin shkurt 2012 ekipi ynë kombetar zhvilloi një ndeshje miqësore me Gjeorgjinë në Tbilisi në të cilën gjeorgjianët fituan me rezultatin 2-1.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Komente:
Post a Comment