Friday, January 25, 2013

De Biazi: Kaçe vjen kundër Norvegjisë



Kaçe ka kërkuar kohë për të vendosur. Ai nuk do të jetë në ndeshjen kundër Gjeorgjisë, edhe pse De Biazi i ka dërguar një ftesë.

Mesfushori shkatërrues i PAOK-ut pret të pajiset me pasaportën greke dhe më pas të vijë me Shqipërinë. “Mua më la mbresa të mira takimi me Kaçen. Është një futbollist të cilin e vlerësoj shumë dhe e respektoj për atë që di të bëjë në fushën e lojës.
Mendoj se ai do të zgjedhë Shqipërinë në të ardhmen, por për arsye familjare, po pret që të pajiset me pasaportë greke, sepse në këtë mënyrë nuk mund të konsiderohet futbollist ekstrakomunitar në të ardhmen. Ne e mirëkuptuam dhe besojmë se ai u tregua i sinqertë në këtë pikë. Shpresoj shumë që të ndodhë kështu, sepse në përfaqësuesen shqiptare do të ndihet gjithnjë i vlerësuar”, – ka përfunduar trajneri De Biazi.

0 Komente:

Post a Comment