Friday, January 25, 2013

Lorik Cana, asi nën mëngë i Petkovic


Sezonin e shkuar ishte pikërisht ky problem. Lacio, një formacion titular shumë i mirë, nuk kishte zëvëndësues në lartësinë e skuadrave të mëdha dhe, në një sezon të pafat dhe të shenjuar nga dëmtimet, është gjendur në vështirësi të mëdha në muajin mars, duke mos arritur për të dytin sezon me rradhë zonën Champions Ligë për vetëm një pikë. Gazzetta dello Sport shkruan se me mbërritjen në drejtimin e romanëve të trajnerit Petkovic shumë gjëra kanë ndryshuar, trajneri ri ka qënë i aftë të kthejë në shumë të vlefshëm lojtarë që më parë nuk i besohej shumë.
Në Lacion e drejtuar nga Edi Reja, Lorik Cana ka pasur gjithmonë vështirësi për të gjetur një vend titullari në skuadër.  Ish trajneri e shikonte vetëm në mesfushë dhe e kishe cilësuar si ‘zëvëndësuesin e Ledesmas’, duke e lënë në pankinë për të gjithë sezonin. Petkovic, që gjatë verës kishte vendosur të besonte te kapiteni shqiptar, e ka provuar në qëndër të mbrojtjes me tre, dhe Loriku është gjendur në lartësinë e duhur. Numri 27, ndeshje pas ndeshje, ka treguar eksperiencë dhe personalitet, duke kryer edhe ndërhyrje të forta sic kërkon futbolli italian, që i shkaktojnë frikë trajnerit në pankinë.
Sot kapiteni kombëtares shqiptare është kthyer në një titular te skuadra e Lotitos dhe Tares duke entusiasmuar tifozët lacial me lojën e tij agresive dhe plot grintë. Loriku tashmë duket se ka arritur në formën e tij më të mirë, duke qënë tashmë një garanci akoma më shumë edhe për trajnerin e kombëtares Xhani De Biazi.

0 Komente:

Post a Comment