Thursday, January 17, 2013

Duka : Qe nga sezoni tjeter lojtaret Kosovar nuk do quhen "te huaj " ne Shqiperi



 Ideja e Tifozave Kuq e Zi  për të mos i konsideruar lojtarët nga Kosova si “te huaj” në Superligën e Shqipërisë, dhe anasjelltas , lojtarët nga Shqipëria në superligen e Kosovës,  ka hasur në mirëkuptim tek zyrtarët e FSHF-së. Presidenti i saj, Armando Duka, i  pyetur në një intervistë dhënë “Supersport”, kreu i FSHFsë ka pohuar se do rishikojë së bashku me homologët e tij nga FFK-ja që statusi i këtyre lojtarëve të ndryshojë. “Po, lojtarët nga Kosova nuk do të konsiderohen më si të huaj në kampionatin shqiptar. Ka ardhur koha që edhe ne ta bëjmë një ndryshim të tillë, ndaj do bisedojmë me homologët nga Kosova për këtë çështje dhe me fillimin e sezonit të ri futbollistik, lojtarët nga Kosova  nuk do të konsiderohen më si të huaj.
Përderisa lojtarët shqiptarë nuk shihen si ekstrakomunitarë në një vend të Bashkimit Europian, si Greqia, tashmë që prej 2009-ës, mendoj se është momenti që edhe ne të rishikojmë qëndrimin tonë përkundrejt futbollistëve nga Kosova që luajnë në kampionatin shqiptar”, – ka thënë Duka.

0 Komente:

Post a Comment