Wednesday, January 16, 2013

Ergys Kace : Ndihem Shqiptar , por skam vendosur per Kombetaren



Pas fteses nga Trajneri i Kombetares Shqiptare Ergys Kace ka Deklaruar se njehet shqiptar por kjo nuk luan rol ne vendimin e tij.
Trajneri i Kombetares shqiptare, Gianni De Biasi, i ka bere nje ftese mesfushorit qe aktivizohet ne kampionatin grek me PAOK, Ergys Kaces, por ende nuk dihet nese talenti qe eshte rritur ne Greqi do te pranoje te vishet kuqezi. Ne nje interviste per portalin grek, “Sportdog”, 19-vjecari qe ka lindur ne Korce ka deklaruar se ndjehet shqiptar, por per te veshur fanellen e Kombetares sone apo asaj greke, kerkon kohe qe te vendose.


Ja intervista e tij per "Sportdog" :  

Kace, te erdhi ftesa e Kombetares shqiptare. Ke vendosur nese do te shkosh?
Nuk kam vendosur akoma. Kam nevoje per disa dite per te menduar.
 Para disa kohesh e kishte vendosur edhe trajneri Fernando Santos, se mendonte te te ftonte per Kombetaren greke...
Nuk e di nese me duan edhe ne Greqi. Por, me duhet te vendos tani dhe eshte nje vendim i veshtire. Dua akoma kohe te mendoj te disa gjera dhe te vendos nese do te luaj per Shqiperine apo per Greqine.
 Cilat do te jene kriteret e tua ne vendimin tend?
Duhet te bisedoj se pari me familjen time dhe ta mendoj me mire. Te shoh edhe se cfare kerkon dhe zemra ime, ta shoh me nga brenda, me thelle kete gje. Eshte vendim i veshtire.
 Ke jetuar ne Greqi qe femije, u rrite ketu, po ben karriere ketu. Perfundimisht si ndihesh; grek apo shqiptar?
Ndihem shqiptar, por qe kjo nuk luan rol vetem per faktin sesi ndihem. Luajne rol te tjera gjera, sidomos vendi. Ndihem shqiptar, por jam rritur ketu (ne Greqi), keshtu qe jam prej te dy vendeve. Por, se pari jam shqiptar.
 Le ta mbyllim temen e fteses tende dhe te flasim per kampionatin. Deri ku mund te shkoje kete vit PAOK-u?
Deri tani po shkojme shume mire, megjithate duhet te perpiqemi akoma me shume, te fitojme me shume ndeshje dhe deri ne fund te sezonit te grumbullojme sa me shume pike qe te mundemi.
 Ndodheni ne vendin e dyte, a besoni se do ta rrezoni Olimpiakosin?
Ate do ta shohim. Nuk e di nese do te mundemi ta rrezojme Olimpiakosin, kete do ta tregojne ndeshjet.
 Si ju duket qe, papritur kete vit, jo vetem qe luan si titullar me PAOK-un, por qe luani ne nje vend te atille ku kane luajtur lojtare te tille si Pablo Garsias dhe Kostas Katcuranis?
Kete vit eshte nje enderr ajo qe po jetoj. Nuk e prisja te luaja kaq shpejt ne formacionin baze. Per sa u perket lojtareve te siperpermendur eshte nder per mua qe te jem ne nje ekip me ata. Dhe kjo ben shume shpejt dhe shume mire tek mua, pasi qe te dy kane luajtur me ekipe te medha dhe do te me ndihmojne shume me pervojen qe kane.

0 Komente:

Post a Comment