Wednesday, March 20, 2013
Cana: Jemi të gatshëm për Norvegjinë
Postuar më 8:31:00 PM nga Kombetarja Shqiptare
Sot perballe gazetareve kapiteni i Kombetares se Shqiperise Lorik Cana ka deklaruar se te gjithe futbollistet kuqezi qe jane thirrur nga trajneri De Biasi jane te gatshem per ndeshjen e se premtes perballe Norvegjise ne Oslo. Megjithese do te luhet ne nje fushe me bar plastik, ndonese temperatura parashikohet qe ne orarin e ndeshjes te jete 12-14 grade nen 0 perseri futbollistet tane jane te gatshem te paraqesin me te miren e mundshme ne fushen e lojes. Per demtimin e tij te lehte Cana eshte shprehur se eshte qetesuar dhe eshte gati per loje. Optimizmi i kapitenit kuqezi parashikon nje takim te forte nga ana e skuadres perfaqesuese te Shqiperise.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Komente:
Post a Comment