Thursday, March 21, 2013

Gati pasaporta shqiptare për Ramën , Lojtari heziton ta tërheq !


Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar dje dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin nga Mitrovica Valdet Rama.
Ky i fundit, gjithsesi nuk mund të jetë i gatshëm për Norvegjinë, pasi më parë duhet të marrë leje nga shteti gjerman, nëse mund të mbajë apo jo edhe pasaportën shqiptare.
Për këtë arsye ai ka hezituar të firmosë tërheqjen e pasaportës në Presidencën shqiptare. Nëse shteti gjerman, ashtu sikundër ai shpreson, do të pranojë që lojtari pasi hoqi dorë nga pasaporta e Kosovës të pajiset me pasaportën shqiptare, atëherë Rama mund të luajë në ndeshje zyrtare. Gjithsesi, pa ardhur përgjigjja e shtetit gjerman se mund ta lejojë Ramën të mbajë të dy pasaporta, ai nuk dëshiron ta tërheqë atë shqiptare. Në një rast të tillë, ai do të konsiderohej futbollist ekstrakomunitar te Valadolidi.
“Tani jam një lojtar i Kombëtares, pavarësisht se për shkak procedurash nuk do të mund të aktivizohem. Unë do të udhëtoj së bashku me skuadrën drejt Norvegjisë, pasi mund të luaj në miqësoren e radhës. Jam i lumtur që ky problem do të marrë fund shumë shpejt. Por, gjithashtu jam i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Tashmë ndodhem këtu dhe do të jap maksimumin tim”, tha dje lojtari për “Panorama Sport”

0 Komente:

Post a Comment