Thursday, March 28, 2013

De Biazi: Shqiptarët tani besojnë te kualifikimi


 Në rrugën drejt Brazilit ka shumë histori interesante për tu ndjekur, përralla me të vërtetë të bukura në pritje për të shkruar kapitullin e fundit, që mundësisht synohet të jetë i gëzuar. Ndërmjet skuadrave që po komentohen shumë këto muaj është Shqipëria e drejtuar nga italiani Xhani De Biazi. Me fitoren kundër Norvegjisë vendi i vogël ballkanik ka arritur vendin e dytë në grup, vetëm dy pikë larg nga kryesuesit e Zvicrës. Në lidhje me këtë cështje ka shprehur mendimin e tij pikërisht trajneri De Biazi, në një intervistë eksluzive për Tuttomercatoweb.
Xhani De Biazi, Shqipëria është një zbulim i këtyre eliminatoreve. Skuadra ndodhet në vend të dytë në grup mbrapa Zvicrës. Deciziv suksesi në Oslo kundër favoritëve të Norvegjisë
“ Një fitore e rëndësishme kundër një skuadre që në renditjen e FIFA-s është përpara 35 vënde. Duke kërkuar në memorie nuk kishim arritur asnjëherë një sukses në transfertë kundër një skuadre që ishte përpara në renditje. Por jam shumë i lumtur edhe për fitoren në miqësore kundër Lituanisë, një fitore e madhe 4-1 që më ka dhënë të dhëna të rëndësishme në prag të ndeshjes së 7 qershorit, ku do të luajmë përsëri me Norvegjinë, këtë herë në shtëpi”.
Në një intervistë të mëparshme e shikonit të pamundur kualifikimin në Brazil 2014
“E vërtetë, por uria vjen duke ngrënë dhe gjëja që më jep më shumë kënaqësi është që tashmë në Shqipëri të gjithë e mendojnë pothuajse dështim mos arritjen e kualifikimit për në Brazil”.
Kush kanë qënë pritshmëritë kur ke pranuar detyrën e trajnerit të kombëtares?
“Kur kam marrë drejtimin e skuadrës dikush më ka thënë që ishte momenti gabuar, që vinim nga një periudhë në të cilën flamujt e vjetër ishin duke u larguar. Në të shkuarën ka pasur një skuadër më kompetitive, kuqezinjtë mund të besonin te shumë lojtarë që luanin në Gjermani, por edhe në Itali si Igli Tare. Them që nëse me këtë skuadër në fillim të kualifikueseve do të kisha parashikuar vendin e tretë të gjithë do të fërkonin duart. Tashmë duket sikur nuk mjafton një arritje e tillë”.
Si është pritur në Shqipëri fitorja kundër Norvegjisë?
“Një gëzim shumë i madh. Dukej si momenti kur Italia ka fituar Botërorin. Ishin të gjithë shumë të gëzuar, shpresa në fillim të ndeshjes ishte për të marrë maksimumi një barazim. Ishte hera e parë që arrihej në një sukses të tillë dhe me të drejtë si cdo herë e parë që do të festohej në mënyrë të vecantë”.
Kush janë rivalët kryesorë në grup?
“Në këtë moment kam frikë nga të gjithë: sigurisht Norvegjia, por edhe Islanda që të gjithë janë duke e nënvlerësuar por që ka lojtarë që janë titullarë në Premier League sic është Sigurdson i Totenham. Më ka cuditur Sllovenia, që ka grumbulluar vetëm 3 pikë, e vështirë për ta shpjeguar këtë rënie”.
Me mëndje të ftohtë si e shikoni ecurinë e Shqipërisë?
“Ndërkohë duhet të them që nga momenti që kam mbërritur këtu kam parë hapa përpara në organizimin e lojës. Taktikisht jemi rritur dhe shpresoj që nga ky moment e në vazhdim ti kem të gjithë në dispozicion. Për fat të keq që në ndeshjen e rradhës me Norvegjinë do kem 3 mungesa: Canën e Lazios, Roshi, që është një lojtar që e vlerësoj shumë por që në Gjermani te FSV Frankfurt luan në mënyrë të pashjegueshme shumë pak, dhe Lila, që luan te Janina në Greqi. Nuk do të jetë e lehtë, por përballë vështirësive do të reagojmë në mënyrën e duhur”.
Në fund, ku duhet të mësoj kjo skuadër?
“Këto djem nuk duhet të fluturojnë në këtë moment. Me Lituaninë kisha frikë, kisha frikë se mund të kishte shpërqendrrim pas fitores së arritur në Oslo. Ndërkohë që jam surprizuar në mënyrë positive nga paraqitja e lojtarëve të mi”.

0 Komente:

Post a Comment