Në fund të këtyre eliminatoreve skuadra kombëtare mund të mos arrijë ‘ëndrrën’ për të qënë në Brazil 2014, mund të humbasë edhe vendin e dytë, por e sigurtë është që ka fituar elementin më të rëndësishëm, atë që na ka munguar prej dekadash: luajmë të barabartë me cdo lloj kundërshtari. “Nuk jemi inferjorë ndaj asnjë skuadre. Nuk jemi ende një skuadër perfekte, por dimë shumë mirë se cfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës”, shprehet Andi Lila që tashmë duket se është spostuar në mesfushë nga Xhani De Biazi, duke parë që në këtë pozicion luan edhe te Janina, edhe se nuk e fsheh se do të luante në cdo pozicion që italiani do ti kërkonte, vetëm për të dhënë kontributin e tij.
I pyetur se cfarë vlerëson më shumë te De Biazi, Lila shprehet se “ ai është i saktë taktikishtdhe kjo nuk mbetet për tu thënë nga unë. Ajo që mua më bën përshtypje është edhe motivimi që të jep. Personalisht më jep shumë besim dhe sa herë që hyj në fushë, më duket sikur fluturoj. Të dish se trajneri të beson aq shumë, është tej mase e rëndësishme për një futbollist”. Lila nga prurjet e reja në skuadër, mbi të gjithë vlerëson Alban Mehan. “Të gjithë janë lojtarë shumë të mirë, duhet të them se me Bashën, Mehën, Ramën dhe me një trajner si De Biazi, Shqipëria është vërtetë shumë mirë. Mbase nuk arrijmë të shkojmë në Botëror, por me cilësitë dhe besimin që kemi tani, nuk luajmë më si inferiorë ndaj asnjë skuadre, qoftë edhe në transfertë. Kjo është një arritje e madhe, më besoni. Jam mrekulluar nga cilësitë e Mehas për goditjet standarte, është i jashtëzakonshëm”.
Më tej ish mbrojtësi Tiranës në Superligën shqiptare është pyetur për të ardhmen e tij. “Unë kam edhe një vit kontratë me Janinë, por të shikojmë se cfarë do të ndodhë. Me Kievon bisedimet kanë ecur mirë, ata kanë vëzhguar paraqitjet e mija të fundit dhe më kanë pëlqyer. Por nuk është vetëm Kievo që interesohet për shërbimet e mija. Të shikojmë se cfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit, pasi në këtë moment ende nuk mund të parashikojnë gjë”, ka përfunduar komentin e tij Andi Lila.
0 Komente:
Post a Comment