Valdet Rama edhe zyrtarisht ka marrë pasaportën shqiptare. Kjo është bërë publike me dekretin numër 8063 të nënshkruar nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Portali Asport.info sjell ekskluzvisiht një kopje të këtij dekreti në të cilin ndër të tjera thuhet se ” Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij, Valdet Ramës.
Futbollisti i skuadres Valladolid-it pritet që nesër ta nisë nga minuta e parë takimin miqësor kundër Lituanisë në “Qemal Stafa”. Akoma nuk ka ndonjë informacion nëse Rama ka hequr dorë nga njëra nga dy shtetësitë që kishte më herët (të Gjermanisë dhe Kosovës), por sipas të gjitha gjasave ai ka dorëzuar pasaportën e Kosovës, pasi me pasaportë gjermane në Spanjë nuk konsiderohet si lojtar ekstrakomunitar.
0 Komente:
Post a Comment