
Fulham është duke menduar seriozisht për Etrit Berishën. Ekipi londinez është i interesuar që ta transferojë portierin shqiptar gjatë merkatos së verës në stadiumin Craven Cottage. Skuadra e drejtuar nga Martin Jol prej kohësh është duke e vëzhguar portierin e ekipit suedez Kalmar. Dhe, një gjë të tillë e kishin bërë edhe të premten në ndeshjen Norvegji- Shqipëri, ku kishin mbetur të impresionuar nga paraqitja e prishtinasit.
Këtë e ka konfirmuar për Express, Arben Kasolli, trajner i portierëve në Holandë, i cili ia kishte propozuar trajnerit Martin Jol (me të cilin kishte punuar te Ajax), portierin Berisha edhe në vitin e kaluar. “Fulham e kërkon patjetër Berishën. Edhe në ndeshjen e fundit kanë qenë shumë të kënaqur me lojën e tij. Berisha mbetet akoma numër një ndër synimet e klubit të Fulhamit”, ka thënë Kasolli, i cili është një mik i afërt me Jolin. Kasolli, i cili nga duart e tij ka nxjerrë shumë portierë për skuadrat e mëdha holandeze, thotë se Berisha është portier talent dhe në Premier League do jetë një nga pikat kryesore për çdo klub.
Gjatë dimrit, për Berishën kishin shprehur edhe disa ekipe italiane. Por panvarsisht kësaj, numri 12 i Shqipërisë ‘u detyruar’ të qëndrrojë te Kalmari për të plotësuar në këtë mënyrë muajt që të marrë pashaportën suedese e cila do ti jepte atij mundësinë për tu konsideruar komunitar, që do të ishte një avantazh shumë i madh, një sakrificë që duket se më në fund do të shpërblehet.

0 Komente:
Post a Comment