
Futbollistët e Kombëtares shqiptare pritet të marrin një shpërblim të majmë pas triumfit shumë të rëndësishëm në Oslo kundër Norvegjisë. FSHF po mendon që të japë një premio të madhe për kuqezinjtë, duke i motivuar ata edhe më shumë për ndeshjet e ardhshme. Shuma që pritet të akordohet si shpërblim për ekipin kuqezi është afro 5 mijë euro për secilin.
Menjëherë pas ndeshjes kuqezinjtë, stafi dhe zyrtarë të FSHF-së kanë festuar së bashku për minuta të tëra. Më pas është diskutuar ndërmjet krerëve të federatës edhe shpërblimi për suksesin e arritur ndaj vikingëve. Sipas një vendimi të miratuar vite më parë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, lojtarët shqiptarë shpërblehen me nga 3 mijë euro secili për fitoret e arritura në ndeshjet kualifikuese. Ka pasur raste kur shpërblimi në të kaluarën ka qenë edhe 5 mijë euro.
E sigurt është që futbollistët do të marrin premion prej tre mijë eurosh nga federata, por drejtuesit e institucionit të futbollit pritet të akordojnë një shpërblim special , për ta mbajtur skuadrën të karikuar.
0 Komente:
Post a Comment