Kjo është rruga që Xhani De Biazi mendon se mund ta çojë Shqipërinë në Botërorin e 2014-ës.
Pas fitorjes historike në Ullevaal të Oslos është ngjallur ëndrrën e shqiptarëve për një kualifikim të mundshëm në Brazil 2014, por për ta arritur këtë qëllim madhor ka ende shumë punë për të bërë. Trajneri përtej entuziazmit, që nuk arriti ta fshihte në momentin e shënimit të golit të Salihit, por edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit Blom, po vret mendjes sesi mund t’i mposhtë sërish nordikët në ndeshjet e radhës në Tiranë në muajin qershor.
“Fitoren ndoshta nuk e prisnin, sepse do të luanim me një kundërshtar shumë të vështirë, megjithatë ne kishim bindjen se do ta arrinim një rezultat pozitiv. Kishim vajtur atje me këtë qëllim. Morën tri pikë të vyera, që na mbajnë në garë për një kualifikim të mundshëm për të shkuar në Brazil. Është një fitore që vlen si për moral dhe objektivin tonë. Morali ynë ishte shumë i mirë sepse pas 4 ndeshjeve kishim 6 pikë, ndonëse kishim lënë rrugës atë takim të mallkuar me Islandën.

Por skuadra po rritet. Problemi im i madh është se pas 75 ditësh, pak a shumë, do të riluajmë me Norvegjinë dhe do të kemi tri mungesa të sigurta, Lilën, Roshin dhe Canën dhe unë jam i shqetësuar për këtë. Ne mund t’i mundin përsëri, por gjithçka varet nga dëshira jonë për të bërë mirë. Duhet të jemi të përqendruar, dhe ta përgatisim ndeshjen ashtu siç duhet si në nivelin fizik dhe në atë taktik. Fitore sërish? Çdo gjë është e mundur nëse jemi të përqendruar. Sa për lojën në pjesë të caktuara bëmë mirë, por mund të kishim luajtur edhe më mirë.
Mundësitë i kemi. Por kur ke presion mbi shpatulla nuk është e lehtë të bësh një gjë të tillë. Ndeshja me Norvegjinë ishte thikë me dy presa. Nëse kumbisnim ishim jashtë botërorit. Fituam dhe na dhanë mundësi që të vazhdojmë në rrugën tonë. Për më tepër që atmosfera pas ndeshjes ishte fantastike me shumë tifozë kudo në çdo cep si në stadium dhe pas ndeshjes e dukej sikur luanim në fushën tonë. Kam fituar në Itali kundër Romës së Totit, Interit, Milanit and Napolit, por asnjëra prej tyre nuk është kaq e rëndësishme sa kjo fitore me Shqipërinë. Ishte normale që Norvegjia të mos ishte në një nivel me ne. Liga e tyre nuk ka nisur. Por e pranoj se ishim të barabartë. Sa për golin e kishim përsëritur 100 herë dhe kjo ishte diçka që na solli një fitore të rëndësishme”, mbyll Xhani De Biazi, trajneri i Shqipërisë.
0 Komente:
Post a Comment