Në Norvegji ishin të pranishëm rreth katër mijë tifozë shqiptarë, që përkrahën ekipin në të ftohtin e madh që mbretëroi në Oslo.
Norvegjia e pati dominimin e lehtë në posedim në pjesën e parë, ndërsa gola nuk pati në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë Shqipëria u ringjall duke hapur lojën dhe duke organizuar raste shënimi.
Pas një ndërprerje shumë mirë të ekzekutuar nga Bulku, ishte Hamdi Salihi që në mënyrë fantastike lansoi një goditje në drejtim të portës norvegjeze për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e kombëtares tonë (67’).

Po ashtu, në fund mbrojtja jonë u tregua stoike, duke bllokuar vendasit nga barazimi i golit. Si pasojë në minutën e fundit u përjashtua nga loja Andi Lila.

GOLI I HAMDI SALIHIT
0 Komente:
Post a Comment