Friday, March 22, 2013

Norvegji – Shqipëri: Së paku 3 mijë tifozë shqiptarë në Oslo


Kombëtarja shqiptare zhvilloi dhe stërvitjen e fundit në stadiumin Uleval Shtadion të Oslos, para ndeshjes eliminatore për botërorin Brazil 2014 ndaj Norvegjisë. 
Kështu në rreshtimin e italianit, 4-4-1-1, prite të luajnë, Berisha në portë, Dallku, Cana, Mavraj dhe Agolli në mbrojtje, Lila, Basha, Bulku dhe Roshi në mesfushë e Salihi pak më i tërhequr në sulm me Canin që do të jetë pykë e vetme.Temperatura që shënonin – 5 gradë celcius, kuqezinjtë u shfaqën të qeshur gjatë seancës, me trajnerin De Biasi që mori dhe shënimet e fundit përsa i përket ndeshjes me skandinavët.
Tekniku Italian, në fakt, me atë që pa dhe në stërvitje duket se e vendosi përfundimisht dhe formacionin që do të zbresë në fushë, ku me shumë gjasa do të konfirmojë të njëjtën emra, përjashto ndonjë ndryshim të momentit të fundit, transmeton Supersport.
Gjithsesi në Norvegji, kombëtarja kuqezi, sipas informacioneve pritet të ketë dhe mbështetje nga një numër i konsiderueshëm tifozësh kuqezi, të cilët pritet të jenë rreth tre mijë në stadiumin e Oslos, për të bërë më të nxehtë atmosferën në Uleval Shtadion.

Formacioni Sipas asport.info 


0 Komente:

Post a Comment