Kombëtarja Shqiptare - Shqipëria e futbollit nuk ka të ndalur. Ranglista më e re e FIFA-s e publikuar sot e klasifikon Kombëtaren Shqiptare me + 5 pozita të tjera për muajin maj.
Në fakt Kombëtarja Shqiptare e Futbollit kishte arritur një rekord historik duke u klasifikuar e 48-ta pas fitores së rëndësishme në transfertë kundër Norvegjisë dhe debaklit që i shkaktuar Lituanisë në miqësore prej 4:1.
Që prej asaj kohe e deri tani nuk është zhviulluar asnjë ndeshje por kjo nuk ka penguar që rangimi për muajin maj të jetë për pesë pozita më i mirë që nënkupton se tani jemi në vendin e 43-të me 640 pikë, madje duke lënë mbrapa saj edhe Turqinë e Australinë.
Nga kundërshtarët tanë të grupit Zvicra ka përparuar për një pozitë, dhe tani gjendet në vendin e 14-të, Norvegjia ka zbritur një pozitë dhe tani është e 31-ta, ndërsa që skuadrat poshtë Shqipërisë nuk kanë ndryshuar në rangim nga muaji i kaluar Sllovenia e 55-ta, Islanda e 73-ta dhe Qipro e 123-ta.
Skuadra e De Biazit tashmë ka thyer çdo rekord për sa i përket rangimit më të mirë në historinë e futbollit botëror.
Thursday, May 9, 2013
FIFA: Shqipëria thyen tjetër rekord, pa luajtur jemi në vendin e 43-të
Postuar më 3:21:00 PM nga Kombetarja Shqiptare
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 Komente:
Post a Comment